11 Dhjetor, 2018 - 10:30 am
Duke iu përshtatur kulturës vendase, me nje fustan tipik festiv, i kuq me të verdhë, zbukuruar me bizhutë tradicionale, Beyonce ka performuar në dasmën më ekstravagante dhe më të kushtueshme të Indisë.
Isha Ambani, vajza e një prej personave më të pasur të Indisë dhe Anand Piramal, djali i një tjetër miliarderi indian, do të martohen të mërkurën, por festa ka nisur prej ditësh me pjesëmarrjen edhe të personaliteteve si Hillary Clinton.
Nuk ka informacione sa është paguar këngëtarja për performancën, por adhuruesit e saj shprehen të pakënaqur, pasi do të donin ta kishin parë yllin e muzikës pop të performonte në një koncert në Indi, dhe jo në një dasëm.