14 Gusht, 2020 - 10:35 pm
Armend Rexhepagiqi vazhdon të mbetet ndër këngëtarët më me ndikim në industrinë e muzikës shqipe. Edhe pse ka kohë që ai nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, këngët e tij dëgjohen akoma nga adhuruesit e muzikës së tij.
Sonte, KultPlus ju sjell ndër këngët më të njohura të Armendit, ‘Edhe një herë’. Kjo këngë i këndon dashurisë me një mall e dhimbje të pashoq.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Ka shumë ditë që pikëllimi më mban,
Si një sëmundje e rëndë,
Që bar nuk ka e s`më lë të jetoj.
Ka shumë ditë që rrugët përherë na janë ndarë,
E ditët e mia, netët e mia kot unë i harxhoj.
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje,
O më beso se faj nuk kam që forca po më lë.
Se çdo ditë e re më tregon se
ishte e kotë tërë kjo pritja ime,
edhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri.
Edhe një herë, o veç edhe një herë
Këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj.
Edhe një herë, o veç edhe një herë,
Gjakun o prap ta ndez,
Veç një mëngjes me ty ta pres.
Edhe një herë, o veç edhe një herë,
Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty.
Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë
pa të vetmen dashuri.
Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa,
pa t’pa edhe një herë,
vetëm edhe një herë.
Diçka e rënde sikur hyri në mua,
Më shtrëngon e po dhemb,
Ma mori sigurinë,
nuk jam i njëjti ai njeri.
Dhe çdo dite e re më tregon se
ishte e kotë tërë kjo pritja ime
dhe mundi im
dhe ëndrrat per dashurinë.
Edhe një herë, o veç edhe një herë,
Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty.
Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë pa te vetmen dashuri,
Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa,
pa t’pa edhe një herë
vetëm edhe një herë… / KultPlus.com