7 Gusht, 2023 - 8:00 pm
Françesk Radi ishte këngëtar shqiptar nga Shqipëria. I përket brezit të artistëve të viteve `70 të shekullit XX. I cilёsuar si kantautori i parё shqiptar, ai solli risi nё muzikёn e lehtё moderne shqiptare.
Françesk Radi ishte njëherësh këngëtar – kantautor, kompozitor e instrumentist i shkëlqyer në kitarë, (dashuria për të cilën i lindi në moshën 5 vjeçare), e kitarë bass, kontrabas, piano, mandolinë e instrumente të ndryshme popullore si çifteli, sharki e tё tjera instrumente tё temperuar. Si njohёs i mirё i tyre, i bёri pjesё tё krijimtarisё sё tij muzikore, duke bërë edhe muzik rock me çifteli.
Krijimtaria e tij e viteve `71 – `72 u kritikua për shfaqje të huaja dekadente – perëndimore moderniste. Françeskut iu hoq e drejta krijimtarise, skenës, e transmetimit radio – televiziv dhe e larguan nga Tirana.
Ai u dërgua për ri-edukim në veri të vendit, në Fushë – Arrëz të rrethit të Pukës. Pë afro dy dekada iu hoq e drejta e pjesëmarjes në festivalin e këngës në Radio – Televizionin Publik Shqiptar, e vetmja medie vizive e kohës.
U rikthye në këtë skenë pas vitit 1991, që shënoi edhe rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës së lehtë, këngësh popullore të kënduara e të orkestruara prej tij dhe të risjella për kohën nën ritme të moderuara, ndër më të spikaturat. Vlerësohet si kantautori me krijimtarinë më të pasur. Interpretimet e tij janë pjesë e fondit “ Zëra të artë “ të muzikës shqiptare.
KultPlus ju sjell një interpreti të tij të këngës ‘Lule Borë’:
Tuj shetit un n’mal e n’koder,
tuj prek lulet t’gjith me dorë,
ne n’nji kopsht ma t’buk’ren n’Shkoder,
ty të gjeta luleborë
Je e vogel por e plotë,
ty t’kerkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t’kërkoj,
veç me ty jeten ta coj,
Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kuror.
Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kuror.
Pash’ ma t’buk’ren stinë t’pranverës
Pash’ ma t’buk’rin drandofill!
Mos t’ja falish kuj ti erën
Se për mu vetëm ke çilë!