Eklipsi i plotë i zemrës

26 Korrik, 2020 - 6:22 pm

Nga: Bonnie Tyler
Tekstin e shkroi: Jim Steinman
Shqipëroi: Bujar Meholli

Çdoherë ndihem e vetmuar
dhe ti asnjëherë nuk do të vish?
Më pas ndihem e kapitur
gjersa dëgjoj
tringëllimën e lotëve të mi.
Kur më kaplon njëfarë nervoze
i kujtoj gjithë ato gjëra të mira
që nëpër vite janë tretur.

Çdoherë seç ndihem e tronditur
kur shoh imazhin tënd
të pasqyruar në sytë e tu.
Rreth e rrotull sytë shndrisin,
pastaj ndahem nga tërë kjo.

Çdoherë bëhem paksa e shqetësuar
kur për diçka të egër nis të ëndërroj.
Por oh, jam e pafuqishme,
dukem porsi fëmijë që ka gënjyer
dhe kërkoj strehë në krahët tu.

Kur ndihem sado pak e zemëruar
e di se më duhet të dalë
jashtë të shfryem e të qaj.
Kur tmerrohem nga ndonjë gjë
mu atëherë më shfaqet imazhi dhe sytë e tu.

Ah, sa shumë kam nevojë për ty sonte,
kam nevojë më shumë se kurrë
që të më mbash fort
dhe të vazhdojmë bashkë përgjithmonë
duke bërë gjënë e duhur.
“Sepse ne asnjëherë s’mund të lajthisim”.

Së bashku mund ta përshkojmë linjën
gjer në fund,
me dashurinë tënde që është porsi një hije
e madhe dhe rri mbi mua tërë kohën.
Nuk e di çka bëj dhe kush jam
brenda kësaj errësire prore,
por vërtetë kam nevojë për ty,
përgjithmonë, që nga sonte…
Përgjithmonë!

Një herë e një kohë isha e dashuruar
por tani jam e ndarë
dhe s’ka asgjë që mund të bëj
në këtë eklips total të zemrës.

Një herë e një kohë jeta ime kishte dritë
por tani ka vetëm dashuri që rri në errësirë
dhe s’ka asgjë që mund të them,
është një eklips total i zemrës… /KultPlus.com

Të ngjajshme