27 Nëntor, 2023 - 9:02 pm
Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi, ka njoftuar se vitin tjetër do të performojë në Operën e Vjenës, shkruan KultPlus.
Kajtazi përmes bashkëbisedimit në mbrëmjen artistike “Ta Zbardhi Ftyrën” e dha këtë lajm.
”Kjo është ëndrra ime qe 15 vite. Më në fund do ta realizoj dhe vitin tjetër do të jenë prezent gjithë familja ime atje”, tha Kajtazi.
Sot po zhvillohet mbrëmja “Ta Zbardhi Ftyrën”, edicionin e gjashtë. /KultPlus.co