4 Tetor, 2017 - 5:57 pm
Sonte në ora 21:00 në Youtube do të lansohet kënga më e re e Grupit Minatori.
“Krejt njëjtë” është emri i këngës. Një prej anëtarëve të grupit legjendar, Mufail Limani, e ka dhënë lajmin në Facebook.
“Pas vitit 2001, kur publikuam albumin “Njeriu i fundit në planet”, kjo është edhe një përpjekje e imja dhe e jona që të shprehim diçka e të themi diçka përmes rok këngës. Falënderoj shumë miqtë e mi Mumin Jasharin, Liridon Metushin e Ilaz Thacin në bërjen e spotit, si dhe Florent Boshnjakun për kontributin dhe komunikimin e shkëlqyeshëm në studio” ka shkruar Limani.
Grupi Minatori i takon gjeneratës kur muzika është dëgjuar e ndjerë, andaj zbrazësia që ata kanë lënë në skenën shqiptare çdo ditë e më shumë po len gjurmët e saj. / KultPlus.com