25 Shtator, 2019 - 3:02 pm
E ka titulluar “Fillimi”, por kënga që do të jetë edhe kënga e parë në albumin solo të Erza Muqollit, e që është në gjuhën frënge, do të tingllojë edhe në gjuhën shqipe, pasi që, Erza Muqolli në këtë album ka përzgjdhë vargjet e poetit të madh shqiptar Naim Frashëri “Ti Shqipëri më jep nder”, shkruan KultPlus.
Mehmet Muqolli, menaxher i Erza Muqollit ka bërë të ditur për KultPlus se kjo këngë është edhe kënga që hap albumin e Erza Muqollit.
“Albumi i saj i parë do të nisë shqip, me vargjet e Naim Frashërit. Dhe kënga ëshët xhiruar në Kosovë, pasi që kemi dashur që përpos këngës në gjuhën shqipe, të sjellim edhe imazhe të Kosovës”, ka thënë Muqolli.
E vecanta e kësaj pjese të gjuhës shqipe është se ky album është punuar nga një ndër kompozitorët më të famshëm francez, dhe ky album është mjaftë premtues për këngëtaren shqiptare, sikurse që ka treguar sukses të madh edhe përgjatë viteve të fundit.
Erza Muqolli në të njëjtën kohë ka lansuar edhe një këngë tjetër nga albumi i saj i parë, dhe ajo tutullohet “Devent”, kurse albumi do të lansohet më 25 tetor.
Erza Muqolli së fundi ka mbajtur koncert edhe në Kosovë, e cila ishte e ftuar nga gazeta e parë për art dhe kulturë KultPlus, e cila është prezantuar para audiencës kosovare në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”, poashtu projekt i KultPlus.
KultPlus ju sjell të dy projektet e fundit të Erza Muqollit, “Fillimi”, që është i shoqëruar edhe me videoklip, kurse “Devent”, tash për tash është lansuar veteëm si audio./KultPlus.com