Eksperimenti: Tingujt e Mozartit ndikojnë edhe në shijen e djathit

18 Mars, 2019 - 5:00 pm

Mund të jetë e bezdisshme për disa, por “hip hopi” qenka muzika e duhur për djathin më të famshëm të Zvicrës. Kërkuesit kanë arritur të zbulojnë se, “Emmentali” i shumë-pëlqyer e ndryshon shijen në varësi të melodive që vendosen gjatë përgatitjes së tij.

Përmes një eksperimenti të quajtur “Djathi sonik, eksperienca mes tingullit dhe gastronomisë”, Universiteti i Arteve në Bernë dhe një prodhuesi djathi në perëndim të Zvicrës kërkuan të provojnë nëse tingujt dhe vibracionet arrijnë të kenë ndikim mbi reaksionet kimike të shkaktuara nga bakteret brenda djathit.

Për 6 muaj, “Emmentali” u ekspozua përballë llojeve të ndryshme të muzikës, që shkonin nga Mozarti, te Led Zeppelin.

“Bëmë dy verifikime, njërin shkencor dhe tjetrin në praninë e një jurie ekspertësh të kulinarisë. Në të dyja rastet u arrit në përfundimin se ka dallime në shije dhe në erë, e këto vijnë si pasojë e muzikës nën tingujt e së cilës djathi është përpunuar”, tha Peter Kraut.

Shefi i jurisë, Benjamin Luzuy tha se “hip hopi” ishte ai që nxiti krijimin e një shijeje më të butë, që të kujtonte më tepër lulet, megjithatë djathi i tij preferuar mbetet “Emmentali” i ekspozuar ndaj muzikës së Mozartit.

Hapi final tani do të jetë një studim bio-mjekësor për të parë nëse ka dallime edhe në vet përbërjen e djathrave.

o.j/dita

Të ngjajshme