10 Dhjetor, 2018 - 9:15 pm
Në edicionin e 20-të të festivalit Kënga Magjike i cili finalen e kishte para dy dite, fitues u shpallë Flori Mumajesi me këngën “Plas”, shkruan KultPlus.
“Plas”, kënduar nga Flori Mumajesi ishte kënga më e votuar në këtë festival. Mumajesi u vlerësua shumë për vokalin e tij përmes të cilit i dha jetë kësaj kënge.
Por, kjo këngë është pëlqyer shumë edhe nga kolegët e këngëtarit të cilët e kanë ndjerë shumë e madje dikush prej tyre nuk i ka rezistuar dhe ka vendosur ta interpretojë në mënyrën e vet.
Bëhet fjalë për artisten e talentuar Elhaida Dani e cila ka shprehur hapur pëlqimin ndaj kësaj kënge. Kënduar në mënyrën më të ndjerë dhe sjellë bashkë me një video, ky cover i po pëlqehet shumë edhe nga fansat.
“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhuratë për Flori Mumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde.”, ka shkruar Dani në Facebook. /KultPlus.com