26 Dhjetor, 2020 - 2:53 pm
Këngëtarja shqiptare Elina Duni përshendeti edicionin e dhjetë të festivalit “Green Fest”.
Festivali “Green Fest” është mbyllur me një performancë të artistes Elina Duni nga shtëpia.
Ky festival tradicionalisht është organizuar në hapësirat e qytetit të Mitrovicës, këtë vit ka depërtuar tek publiku përmes platformave virtuale.
Festivali ka shtrirë aktivitetet mes një programi edukativ dhe kulturor, i cili është i përcjellë edhe me performanca muzikore online.
“Ne jemi munduar ta realizojmë programin ashtu siç e kemi paraparë. Kemi pasur një program të gërshetuar mes programit edukativ dhe programit kulturor, kështu që qëllimi ynë është arritja edhe pse në rrethana të ndryshme. Ne kemi arritur që këto programe t’i zhvillojmë krahas njëra-tjetrës përmes platformave online”, ka treguar Lulzim Hoti, drejtor i “Green Fest”.
Përvec Elinës edhe shumë këngëtarë të tjerë kanë përshëndetur festivalin si Nezafete Shala, Genc Salihu, Eugent Bushpepa, Plator Gashi nëpërmjet platformave online. /diasporashqiptare/ KultPlus.com