16 Shkurt, 2020 - 10:30 pm
Ikona e muzikës Elton John është detyruar të anulojë një koncert në Zelandën e Re këtë të dielë për shkak se ishte sëmurë.
Ylli 72-vjeçar humbi zërin gjatë rrugës për në stadiumin e Auckland Mount Smart për shkak të ftohjes.
Ai u ngjit në skenë ku filloi performancën e tij, por për shkak të gjendjes shëndetësore u detyrua ta ndërpriste. Duke iu kërkuar falje të gjithë fansave që kishin ardhur për të, ai u largua nga skena.
“E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj ndaj më duhet të largohem” – iu drejtohet John turmës.
Fillmisht u ul në piano dhe sapo filloi të performonte, John u përlot.
Vetëm pak më parë gjatë ditës së sotme ai u komunikoi fansave të tij se ishte i diagnostikuar me pneumoni por sërish do të performonte për ta.
Por mosha bën të vetën ndaj ishte thuajse e pamundur për 72 vjeçarin që të vazhdonte performancën e tij.
Menjëherë pas largimit të tij nga skena, ai postoi një foto në Instagram ku i kërkoi falje të gjithë të pranishmëve.
“Unë luajta dhe performova me zemër, por ishte zëri që më tradhëtoi. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj që treguat” – shkruan ai. /KultPlus.com