10 Gusht, 2022 - 9:57 pm
Këngëtarja Elvana Gjata, është shprehur krenare me arritjet e Dua Lipës, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në ”Instagram”, ajo është shprehur shumë e lumtur dhe krenare me arritjet e Lipës, gjithashtu shprehu gëzim edhe për kohën që kanë kaluar së bashku.
“Kalova një kohë shumë të mirë me juve dhe familjen tuaj, Dua Lipa. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur jashtë e brenda dhe shumë modeste. Jemi shumë krenarë për arritjet e tua dhe gjithçka çfarë ke bërë për festivalin dhe shqiptarë kudo në botë. Shumë dashuri”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com