8 Dhjetor, 2019 - 4:34 pm
Era Rusi është bërë bashkë me Ylli Baka, për të sjellë një këngë e cila i dedikohet tragjedisë së Shqipërisë.
“Në emër të shpresës” titullohet dueti, përfitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri la të vdekur 51 persona ndërkaq më shumë se 650 të tjerë u plagosën. Klan Kosova /KultPlus.com