Ermal Meta këtë vit prapë pjesëmarrës në Sanremo në Itali

16 Dhjetor, 2017 - 9:57 am

Këngëtari shqiptar Ermal Meta këtë vit do të marrë pjesë prapë në Festivalin prestigjioz Sanremo në Itali.

Meta, një emër tanimë i njohur në Itali, do të jetë këtë vit i pranishëm në Festival në kategorinë e këngëtarëve të mëdhenj, me një bashkëpunim me Fabrizo Moro, shkruan KultPlus.

Dyshja do të sjellë në festival këngën “Non mi avete fatto niente”.

Sanremo 2018 dje ka publikuar listën e pjesëmarrësve në edicionin e radhës, ndërsa në mesin e emrave vërejmë edhe Nina Zilli – pjesëmarrëse në Eurovizion për Italinë, Annalisa dhe Noemi – edhe këto dy këngëtare me emër në Itali.
Meta vitin e kaluar në Sanremo shënoi sukses të paparë me këngën “Vietato Morire”. Meta morri çmimin e kritikës dhe në fund të natës finale përfundoi i treti në radhitjen përfundimtare, pas Francesco Gabbanit dhe Fiorella Mannoia.

I lindur në Fier, Shqipëri, Meta u zhvendos në Bari, Italinë e Jugut, në moshën 13 vjeçare, së bashku me familjen e tij. Pasi u bë një kompozitor për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë dy albume në studio: Umano (2016) dhe Vietato morire (2017). / KultPlus.com

Të ngjajshme