19 Dhjetor, 2018 - 7:56 pm
Kur është larguar para 25 vitesh nuk e kishte menduar asnjëherë, se një ditë do të ngjitej në Festivalin e Këngës në RTSH.
Por, kjo ëndërr iu bë realitet fill pasi u shpall fitues i Festivalit të Sanremos në Itali, Bëhet fjalë për kantautorin e njohur Ermal Meta, i cili është i ftuar special i edicionit të 57-të të këngës në RTSH. Artisti ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë natës së parë të festivalit, mbrëmjen e 20 dhjetorit, për të interpretuar dy këngë, atë fituese në Sanremo “Non mi avete fato niente” dhe” Piccolo anima”. Për “ReportTv” kantautori shqiptar ndalet tek rëndësia që ka ky rikthim në vendin e tij
Është vendi im, këtu kam rrënjët, rrënjët nuk shkulen kështu që është një gjë natyrale për mua.
Kam kujtime shumë të bukura, më kanë thënë gjëra shumë prekëse. Një moment që do e mbaj gjithmonë në zemër është koncerti i parë në Tiranë, që nuk e prisja që gjithë ata njerëz të këndonin këngët e mia, e ndjeja veten në faj që këndoja në italisht. Pesë këngët e para më vinte që të qaj.
Ermal Meta ka një falënderim të veçantë, por jo vetëm për ata që e ndihmojnë.
Dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, familja ime më të gjitha, por dua që të falënderoj që të gjithë ata që më kanë penguar, se të japin një forcë shumë të madhe se ata që të ndihmojnë.
Ermal Meta ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datë 20 dhjetor, natën e parë të Festivalit të Këngës.