Ermal Meta për ardhjen në Shqipëri: Vëllezër dhe motra, mezi po pres

3 Maj, 2018 - 5:00 pm

Në ditën e parë të muajit qershor, këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta do të vijë për të performuar në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, shkruan KultPlus.

Këtë lajm ditë më parë e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“ Në mbrëmjen e 1 Qershorit bashkë me Ambasadën Italiane organizojmë një feste gjigante te Sheshi Skenderbej për Festën e Republikës Italiane e miqësinë mes dy vendeve tona. E kush me mirë se Ermal Meta e përfaqëson këtë histori suksesi? Ju presim të gjithë në shesh!”, kishte shkruar Erion Veliaj në faqen e tij zyrtare.

Dje këtë lajm e ka konfirmuar edhe këngëtari Ermal Meta, i cili ndër të tjera ka shkruar se mezi pret të jetë me publikun shqiptar.

“Më 1 qershor do të kem privilegjin që të performoi në sheshin “Skënderbeu” , në Tiranë. Jam shumë i emocionuar. Vëllezër dhe motra, mezi pres”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme