Ermonela Jaho anulon shfaqet në Britani për shkak të gjendjes shëndetësore

1 Korrik, 2022 - 7:45 pm

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, sot ka ndarë një lajm me të gjithë ndjekësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ermonela ka bërë me dije se është tërhequr nga interpretimi në operan “Pagliacci” produksion i Royeal Opera House në Londër pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Ndonëse dëshira e sopranos ishte e madhe për të performuar, kanë qenë mjekët ata të cilët ja kanë ndaluar.

Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju them që duhet të tërhiqem nga prodhimi i “Pagliacci” nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shumë dashuri Ermonela”, shkruan Jaho. / KultPlus.com

Të ngjajshme