Ermonela Jaho me koncert në Tiranë, mbështetë kauzën “Fjongo Rozë”

4 Tetor, 2019 - 12:30 pm

Ermonela Jaho është emëruar ambasadore e kampanjës “Fjongo Rozë”, kampanjë kjo për mbështetjen e grave në luftë me kancerin e gjirit, dhe pikërisht kjo kampanjë, sopranon e madhe Jaho do ta sjell në Tiranë, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më 22 tetor në Tiranë, dhe organizatorët kanë bërë të ditur se për këtë koncert, do të njoftohet më gjerësisht në ditët në vijim. Në këtë koncert do të prezantohen edhe :Vikena Kamenica, Elda Laro, Paola Jaho.

Më pas është bërë e ditur se organizator i këtij koncerti është YWCA of Albania shënon vitin e 11 në nismat për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ne si organizatë dhe partnerët mbështetës jemi të angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këto nisma janë simbolika të punës sonë, të mesazheve të forcës e guximit, që i shprehim në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale.
Ne jemi këtu! Ne jemi më të fortë së bashku! Ne jemi më të fortë kur kauzën tonë e mbështet ambasadorja jonë, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho e cila do zhvillojë koncertin e bamirësisë dedikuar Fjongos Rozë.
Le të mposhtim frikën, turpin, stigmatizimin! Le të mposhtim dhe të parandalojmë! Le të krijojmë një tetor me ngjyra! Ti mund të kontribuosh! Edhe ti! Të gjithë ne! Vishuni me rozë, vendosni fjongon dhe bëhuni këtë muaj bashkëudhëtarë të YWCA of Albania në aktivitetet e planifikuara. Për ndërgjegjësimin! Për parandalimin! Për jetën, kauza e fjongos rozë!/KultPlus.com



Të ngjajshme