Erza Muqolli sjell këngën e re, i këndon shpresës e rinisë me “Fëmijët e botës” (VIDEO)

24 Qershor, 2020 - 9:44 am

Këngëtarja shqiptare Erza Muqolli e cila është lindur dhe rritur në Francë, sukseset e të cilës janë tejet të mëdha në krahasim me moshës që ka, po vazhdon të dëshmojë që rrugëtimi i saj në muzikë do të jetë i gjatë e përplot surpriza, shkruan KultPlus.

Në mëngjesin e sotëm, ajo ka lansuar këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me “Ekipin e Gjelbërt”.

Ekipi i Gjelbër është një kolektiv i artistëve të brezit të ri dhe artistëve më të rritur të cilët janë mobilizuar për një qëllim të vetëm.

Kjo është një këngë në partneritet me fondacionin GoodPlanet, themeli i Yann Arthus-Bertrand, misioni i të cilit është të vendosë ekologjinë në zemër të ndërgjegjes dhe të ngjall dëshirën për të vepruar konkretisht për tokën dhe banorët e saj.

Ekipi i Gjelbër është shprehur se Erza Muqolli i këndon shpresës e rinisë me “Fëmijët e botës”.

Kënga vjen e shoqëruar me një videoklip tejet të mirë, shumë domethënës dhe na sjell Erzen të rrethuar me “fëmijët e botës”. / KultPlus.com

Të ngjajshme