12 Shkurt, 2020 - 7:53 pm
Eugent Bushpepa ka nxjerrë sot këngën e tij më të re, ‘Stay ëith me tonight’, shoqëruar edhe me videoklip.
Bushpepa ka kohë që ka pushuar nga muzika, ndoshta që nga pjesëmarrja e tij në Eurovizion, por ka qenë aktiv në mbrëmje muzikore ku kërkohet shumë zëri i tij.
Kënga në gjuhën angleze e gjen Eugentin më të relaksuar se asnjëherë, ndërsa në videoklip shihet Adrola Dushi.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë Bushpepa. / KultPlus.com