‘Fabrizio Bosso Quartet’ sjell freski në ‘Chopin Piano Fest’ me koncertin kushtuar Steve Wonder

19 Maj, 2024 - 11:26 pm

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, në koncertin që shënoi natën e katërt të festivalit ‘Chopin Piano Fest Prishtina’, publiku pati mundësinë të shijojnë performancën e mahnitshme të grupit të njohur italian ‘Fabrizio Bosso Quartet’. Koncerti  ‘We Wonder’ solli një përvojë të re dhe freski për publikun, duke thyer ritmin tradicional të festivalit që në fokus ka muzikën klasike, shkruan KultPlus.

‘Fabrizio Bosso Quartet’, grup ky i cili përbëhet nga trumpetisti Fabrizio Bosso, Julian Oliver Mazzariello në piano, Luca Alemanno në kontrabas dhe Nicola Angelucci, nën ritmin e muzikës xhaz, sollën për publikun koncertin që i dedikohet këngëtarit të muzikës solo Steve Wonder.

Koncerti  ‘We Wonder’, që erdhi një ditë pas koncertit në Tiranë, u mirëprit shumë edhe nga publiku në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës uiversitare në Prishtië, ku për gati një orë e gjysmë e shijoi çdo notë e tingull të transmetuar nga muzkantët.

E se kjo mbrëmje ishte  e veçantë u dëshmua edhe nga duartrokitjet që pas koncertit zgjatën për disa minuta.

Një nga organizatoret e këtij festivali, Besa Luzha, tha për KultPlus se ky kuartet erdhi si një dhuratë për festivalin dhe njëherazi sjelli edhe një freski për festivalin i cili në thelb ka muzikën klasike.

“Ka qenë interesant sepse Ambasada Italiane dhe instituti e ofruan vetë me e sjellë edhe përnjëmend na e morëm kështu si dhuratë, për shkak se ky është një kuartet shumë i njohur i cili ka pasur dje koncert edhe në Tiranë dhe ambasadori na propozoi që ta sjellim edhe në ‘Chopin’. Ndonëse ishte një mbrëmje xhaz, ne kur hulumtuam për grupin vendosëm që vërtet ky kuartet duhet të vijë edhe në festivvlin tonë”, u shpreh Luzha e cila mes tjerash shtoi se përgjatë festivalit i cili zgjat një muaj, duan që një apo dy mbrëmje të jenë të kushtuar edhe për zhanret e tjera.

Pas koncertit që erdhi si një manifestim i trashigimisë muzikore të Steve wonder, sjellë nga ‘Fabrizio Bosso Quartet’, për KultPlus foli edhe Lejla Pula, po ashtu organizatore e këtij këtij festivali e cila u shpreh se kjo mbrëmje solli emocion dhe përjetim të veçantë.

“Ne kemi gjithmonë dëshirë që të kemi edhe një befasi ose një freski, ashtu ne normal në fokus e kemi muzikën klasike sepse është ‘Chopin Piano Fest Prishtina’dhe vlerat kulmore mundohemi t’i sjellim nga bota këtu. Në këtë rast ishim shumë të lumtur sepse institute italian i kulturës në Tiranë që disa vite bashkëpunon me ne dhe në kuadër të një turneje që e kanë organizu për këtë kuartet, që është shumë i njohur në Itali, vetë Fabrizio Bossotrombetisti është shpallë disa herë artisti i vitit në Itali dhe ne sonte i patëm këtu që ta shijojmë vërtet muzikën perfekte që ata e bëjnë në fushën xhazit, këtë herë të inspiruar me muzikën e Steve Wonder”, theksoi Pula për KultPlus, duke u shprehur më tutje se kjo mbrëmje ishte një përjetim i veçantë dhe publiku e ka shijuar jashtëzakonisht shumë.

Ndërkaq, ‘Chopin Piano Fest Prishtina’ do të zgjasë deri më 9 qershor, e përgjatë kësaj periudhe, publiku do të ketë mundësinë të shijojë perlat e muzikës klasike, të sjella nga artistë vendorë e ndërkombëtarë./KultPlus.com

Të ngjajshme