Familjarët e Haki Misinit përmes interpretimit rikthejnë një nga këngët e tij (VIDEO)

10 Korrik, 2018 - 5:30 pm

Haki Misini mbetet figura kyçe me të cilin eci e u zhvillua një frymë e re e rokut në Kosovë. Ai jeton përmes hiteve të tij, të cilat edhe sot dëgjohen, shkruan KultPlus.

Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë vitit 1999, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-së në Kosovë, duke e lënë një zbrazëti të madhe në familjen e tij e artin kosovar.

Familjarë të tij e kujtojnë shpesh herë përmes fotografive, e performancave të tij të veçantë plot shpirt e afërsi me të pranishmit. Në një mënyrë të veçantë, përmes interpretimit të njërës nga këngët e tij, e kanë kujtuar djali Urim Misini dhe vëllezërit, Eshref dhe Shemsedin Misini.

“Lulja e vyshkur”, titullohet kënga që këndohet nga Urim Misini dhe Shemsedin Misini, e përcillet me kitarë nga Eshref Misini i cili edhe e ka kompozuar këtë këngë. Në një ambient familjar, ata kanë sjellë një nga shumë këngët e pavdekshme të rokerit Haki Misini. KultPlus sot ju sjellë këtë version të shkurtër të interpretimit dhe atë origjinal të Haki Misinit.

https://www.youtube.com/watch?v=jivUhFNvltA

Të ngjajshme