18 Tetor, 2017 - 12:45 pm
Më sharmanti në rajon, këngëtar, poet dhe aktor deri në Hollywood, kështu e përshkruajnë organizatorët maqedonas aktorin e njohur Rade Serbedzija, i cili do të jetë i pranishëm më 4 dhe 5 nëntor në Shkup ku do të prezantohet me dy koncerte ekskluzive në Shtëpinë e Operës dhe Baletit, i cili do të jetë i shoqëruar edhe nga banda e tij nga Zagrebi “Zapadni kolodvor”, shkruan KultPlus.
Rade Serbedzija do të promovojë albumin e tij i cili publikohet përgjatë këtij muaji./KultPlus.com