10 Prill, 2021 - 12:29 pm
Pas tubimit për DMX gjatë gjithë javës, fansat e tij janë ende duke derdhur emocionet e tyre dhe duke i treguar atij dashuri në orët pas vdekjes së tij.
Pothuajse menjëherë pas lajmit për vdekjen e reperit, një mural i përkohshëm përkujtimor u realizua jashtë Spitalit ‘White Plains’ në New York, shkruan TMZ, përcjell KultPlus.
Fansat besnikë të ikonës së muzikës hip-hop janë duke ndezur qirinj, duke lënë lule dhe kurora dhe duke shkruar shënime dashurie dhe ngushëllime për familjarët e të ndjerit.
Dikush la tri tullumbace të mëdha në formë shkronjash, që shqiptonin emrin DMX.
Ndërkohë, tifozët aty pranë po luajnë muzikën e tij dhe po kërcejnë për të nderuar reperin 50-vjeçar i cili vdiq të premten pasi organizmi i tij pushoi së jetuari të enjten mbrëma.
DMX ra në koma pas një mbidoze të premten e kaluar. Mjekët thanë se truri i tij ishte privuar nga oksigjeni për gati 30 minuta dhe pamja ishte e zymtë që nga fillimi. / KultPlus.com