Fansat përkujtojnë Jim Morrison-in

4 Korrik, 2021 - 5:27 pm

Fansa dhe rokerë të të gjitha moshave ishin të pranishëm sot në turma të mëdha përreth varrit të Jim Morrison në varrezat Père Lachaise në Paris, në përvjetorin e 50-të të vdekjes së tij.

Të moshuar dhe të rinj vajtonin idhullin e tyre, liderin e “The Doors”, që u shpërngul në kryeqytetin francez në fillim të vitit 1971 dhe vdiq pas një ataku në zemër.

“Sot duket sikur muzika është sërish e gjallë, sikur “Light My Fire” të ishte regjistruar vetëm një javë më parë”, u shpreh Michelle Campbell, një fanse britanike, duke kujtuar hitin më të madh të grupit muzikor, transmeton KultPlus.

Disa lexojnë poezi, të tjerët lënë mesazhe pranë varrit, dikush tjetër ka një puthje të shtypur që lexon “edhe një herë”, një referencë për këngën e vitit 1968 “Five-To-One” me të cilën Morrison nxiti rebelimin e të rinjve.

Pak oficerë policie sigurojnë që asgjë të mos dalë nga kontrolli, por në mes të qetësisë së pjesëmarrësve tërheq vëmendjen vetëm muzika e “The Doors” nga celularët. / KultPlus.com

Të ngjajshme