21 Nëntor, 2020 - 11:24 pm
Himni i famshëm i Krishtlindjes, “Feliz Navidad”, i shkruar nga këngëtari, muzikanti dhe kompozitori José Feliciano në vitin 1970, mbush sot 50 vjeç.
Në regjistrimin e vitit 1970, Feliciano luan si me një kitarë akustike, ashtu edhe me një “cuatro” portorikane (instrumenti kombëtar i ngjashëm me kitarën).
Sot ajo është një nga këngët më të shkarkuara të Krishtlindjeve, sidomos në SHBA dhe Kanada.
Varianti origjinal mbeti në krye të tabelës amerikane “Billboard Hot 100” për më shumë se njëzet vjet pas lëshimit të tij.
Suksesi i këngës është ndoshta për shkak të ritmit të saj, që me nota pop, e bën atë edhe të kërcyeshme.
Ajo është gjithashtu një këngë dygjuhëshe, në anglisht dhe spanjisht, tërheqëse dhe e lehtë për t’u mbajtur mend.
Në fakt, kënga përbërë nga dy vargje të thjeshta/kor në të dy gjuhët: “Feliz Navidad, próspero año y felicidad” dhe “Dua të të uroj Gëzuar Krishtlindjet nga zemra”.
Për të festuar përvjetorin, Feliciano, 75 vjeç dhe i verbër që nga lindja, ka vendosur të bëjë një dhuratë për Krishtlindje për të gjithë fansat e tij, duke regjistruar një variant të ri.
Kënga është në “Amazon Music” që nga 20 nëntori.
“Edhe pse kënga ime ka të bëjë me Krishtlindjet, nëntori është veçanërisht i veçantë për mua këtë vit, sepse shënon 50-vjetorin e albumit të Krishtlindjes “José Feliciano” (i cili përmban Feliz Navidad , etj)”, shkroi këngëtari në Twitter.
Më 20 dhjetor, për të festuar Krishtlindjen, Feliciano do të mbajë një koncert virtual nga shtëpia e tij në Connecticut./atsh/ KultPlus.com