19 Gusht, 2023 - 11:47 pm
Atmosferë e këndshme edhe në natën e tretë të Festës së Birrës në Korçë. Qyteti u pushtua sërish nga muzika.
Sheshi i terminalit ishte plot. Turistët ishin nga vende të ndryshme të Europës ndërsa vlerësojnë atmosferën.
Të pranishëm ishin edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të cilët kishin ardhur për festën.
Në natën e tretë u ngjitën në skenë No Mercy, La Buch si dhe Seven of Hearts.
Surpriza të tjera do të ketë edhe në netët e tjera të Festës së Birrës. Në natën e katërt do të performojnë këngëtarja shqiptare Elvana Gjata si dhe Vespina Vandi nga Greqia, mjaft e dashur për shqiptarët.
Në natën e fundit të ftuar special janë Keti Garbi si dhe bashkëshorti i saj Dimitris Skinas.
Ky është edicioni i 17 i Festës së Birrës që është kthyer në traditë në Korçë. Ky është organizimi më i rëndësishëm veror që bën bashkë mijëra qytetarë dhe turistë./Tv Klan/KultPlus.com