6 Qershor, 2021 - 8:59 pm
Pas një periudhe të gjatë pa muzikë dhe koncerte, artistët shqiptarë në Itali do të kenë mundësi të performojnë për bashkatdhetarët e tyre dhe jo vetëm.
Më datën 12 qershor në orën 20:30 shoqata “Grupi i Valleve Shqiponjat në Lecco” organizon festivalin e 4-t të muzikës folkloristike internacionale.
“Mali me mal nuk takohet, Njeriu me njeriun po”, është emri i këtij festivali që bën bashkë artistët.
Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtare dhe orkestrant Ilir Kukaj, Fatmira Nikaj, Mimmo Imbrogno & Enzo Lavone,Bea & Dea,Dario Polvara,Gjon Nika, Mariana Daci,Anton Mirditori me grupin e tij Zef Margjoni& Maksim Prenga, Ferdinando Ametrano & Iris tv Rumania , Alberika & Luz Koliqi,Gjergj Kaza, Kastriot Pjetri, grupin e valleve Artur Leshi Trento, familja Qokaj, shkrimtaria e njohur Valbona Jakova e ftuar special dhe në fund dy prezantuesit tonë të nderuar dhe shumë të dashur Lori Duka dhe Ndue Lazri.
Përmes gjithë këtyre artistëve që jetojnë këtu në emigrim do sjellin tek ju një program të gjatë dhe të pasur me vlera të larta artistike.
Festivali organizohet në sheshin “Garibaldi Lecco”./ KultPlus.com