2 Nëntor, 2023 - 9:35 am
Festivali i Këngës në RTSH do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.
Do të ketë më shumë se një prezantues, por deri më tani është zbuluar vetëm një prej tyre dhe ajo është aktorja e njohur Adriana Matoshi.
“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.
Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke si edhe prezantuesja Adriana Matoshi. / KultPlus.com