8 Qershor, 2019 - 8:30 pm
Leskoviku, qyteti i njohur për sazet është kthyer në mikpritësin e grupeve të kësaj muzike dhe vlerave të saj.
Në ditët kur kjo traditë po mbijeton me vështirësi ka ende të rinj të cilët e kultivojnë. Takimi i instrumentistëve të rinj, trashëguesve të kësaj tradite të rëndësishme ka sjellë bukurinë e këngëve dhe valleve leskoviqare dhe jo vetëm.
“Leskovik o fryn një erë” është titulluar festivali që ka bërë bashkë grupe nga krahina e jugut duke sjellë performancat e tyre të veçanta.
Për mjeshtrin e klarinetës, Aleks Xhelili, Festivali synon të kthehet në një traditë që do ti japë një dimension të ri kësaj muzike dhe vazhdimësisë së saj.
Top Channel