12 Tetor, 2020 - 4:58 pm
Festivali i këngës qytetare “Luleborë” i organizuar nga bashkia e Shkodrës për të pestin vit radhazi solli një gërshetim brezash krijuesish e interpretuesish, të cilët sollën vlera të padiskutueshme të këngës shkodrane.
Edhe pse një situatë e pazakontë për shkak të COVID-19 artistë, kompozitorë, poetë këngëtarë u bënë pjesëmarrës, duke i dhuruar spektatorit shkodran 22 këngë të reja qytetare shkodrane.
Vazhdimi i traditës së krijuar këto pesë vite, u bë i mundur në bashkëpunim me artistët e krijuesit, Teatrin “Migjeni” dhe të gjitha institucionet kulturore të bashkisë së Shkodrës.
Artistët e mrekullueshëm shkodranë përmes tingujve të mrekullueshëm të këngës qytetare sollën këngët më të bukura për publikun. /atsh/ KultPlus.com