27 Mars, 2023 - 11:46 pm
Më 29 mars nis edicioni i 19-të i festivalit të Operës ‘Marie Kraja’. Organizatorët kanë dhënë sot detaje për pjesëmarrësit dhe risitë e këtij aktiviteti.
16 zëra të rinj operistikë nga e gjithë bota do të ngjiten në festivalin më të madh shqiptar, kushtuar këngës operistike. Marie Kraja, edicioni i nëntëmbëdhjetë do të zhvillohet në datat 29, 30 dhe 31 Mars.
“Repertori do të jenë 500 vite histori”- tha Klejvis Saliaj, drejtori ekzekutiv i festivali.
“Do të jetë një spektaklet me arie dhe më këngë, konkurrentët do të garojnë në dy disiplina, do të jetë një juri ndërkombëtare.”- theksoi Iva Tiço gazetare.
Ky vit vjen me risi, pasi në të dy netët nuk do të luhen vetëm këngë operistike. Pjesë e skenës do të jenë dhe këngëtarë shqiptarë, si Era Rusi, Aurela Gaçe, Eneda Tarifa e shumë të tjerë.
“Këtë vit në disiplinën e këngës do të konkurrohet në formën e dueteve”- theksoi Iva Tiço.
“Konkurrentët do të interpretojnë ariet më të renda teknike, më pas do jenë ariet me popullore dhe në garët e këngëve do ti këndojnë me njëri tjetrin, do dalin 8 ose më shumë o ma pak konkurrentë dhe do kalojnë në finale”- theksoi Saliaj.
Festivali Marie Kraja, i dedikohet zërit, ndaj dhe aplikimet për të qenë pjesë e këtij festivali, kanë qenë të shumtë. Mbi 300 aplikime, nga e gjithë bota, për ti dhënë fokus, promovimit të talenteve të reja. Ky edicion i 19 do të jetë nën moderimin e Enkeleda Kamani./ euronews/ KultPlus.com