8 Nëntor, 2022 - 9:30 am
Organizatori i festivalit për fëmijë “Fluturat”, Shoqata joqeveritare “I Helix” është duke i bërë përgatitjet e fundit për mbajtjen e festivalit.
“I-Helix” i ka mbledhur 18 këngë dhe e rikthen në skenën e madhe festivalin për fëmijë.
Pas 4 viteve ndërprerje këtë vit festivali rikthehet me 18 nëntor.
Festivali ku do të parakalojnë fëmijët me këngët e tyre, në një skenë të mrekullueshme
do të mbahet në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”. / KultPlus.com