Filhamonia dhe nxënësit e shkollës ‘Prenk Jakova’ realizojnë koncertin e përbashkët, interpretohen vepra të Britten dhe Haydn

4 Mars, 2025 - 9:26 pm

Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka dhënë dy koncerte. Nën drejtimin e dirigjentes franceze Anna Göckel, orkestra ka interpretuar vepra si ‘Simple Symphony’ nga Benjamin Britten dhe ‘Toy Symphony’ nga Joseph Haydn.

Së bashku me instrumentistët e Filharmonisë së Kosovës, në pjesën e dytë u prezantuan edhe nxënësit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Kjo u realizua në kuadër të memorandumit të nënshkruar ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” për zhvillimin e talenteve të rinj.

Në këto dy koncerte morën pjesë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta “Faik Konica”, “Qamil Batalli”, dhe “Ismail Qemali” nga Prishtina, si dhe nxënës nga Kids Academy.

Koncerti i ardhshëm i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 12 mars 2025, nga ora 19:30, në Casino Bern, në Bernë të Zvicrës. Ky do të jetë prezantimi i parë ndërkombëtar i Filharmonisë për këtë vit.

Të ngjajshme