Filharmonia e Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të kolegut dhe kornistit, Bledar Bujupi

23 Gusht, 2022 - 3:45 pm

Kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi, ka vdekur në moshën 31 vjeçare, shkruan KultPlus.

Më 24.08.2022 prej orës 11:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Filharmonia e Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të kolegut dhe kornistit, Bledar Bujupi.

“Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend”, thuhet nga Filharmonia e Kosovës.

Ndërkaq, mbledhja komemorative është e hapur për publikun. /KultPlus.com

Të ngjajshme