Filharmonia koncertin e radhës e mban me yllin italian të flautit, Andrea Griminelli

27 Janar, 2025 - 5:27 pm

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti i radhës i Orkestrës së Filharmonisë do të mbahet me yllin italian të flautit Andrea Griminelli, shkruan KultPlus.

Nën drejtimin e mjeshtrit Dario Salvi, Griminelli do të luajë Koncertin për flaut nr. 1 të Mozartit dhe, më pas, së bashku me flautisten e mirënjohur kosovare Venera Mehmetagaj – Kajtazi, do të interpretojnë kohën e tretë të Koncertit për dy flaute nga Cimarosa.

Në këtë mbrëmje, në shënim të 255-vjetorit të lindjes së Beethoven-it, Orkestra do të interpretojë Simfoninë e 8-të të gjeniut klasik, ndërsa gjithashtu do të interpretohet edhe premiera e veprës ‘Rush Hour 2’ nga kompozitori kosovar Lum Halabaku.

Me këtë koncert, i cili mbahet më 31 janar 2025  do të nisë cikli i koncerteve drejt shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme