Filharmonia nesër organizon koncert me nxënësit e ‘Prenk Jakovës’ në dy termine

3 Mars, 2025 - 8:22 pm

Në kuadër të programit “Arti në shkolla,” Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nesër, më 4 mars, do të mbajë një koncert në dy termine, nën udhëheqjen e dirigjentes dhe violinistes franceze Anna Göckel.

Në këtë koncert orkestra do të prezantojë vepra nga Benjamin Britten dhe Joseph Haydn.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Filharmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova,” në pjesën e dytë të këtij koncerti, përkrah instrumentistëve të Filharmonisë së Kosovës, do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle.

Koncerti mbahet në dy termine, prej orës 14:00 dhe 15:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme