Fillojnë garat e muzicientëve të rinj ArsKosova 2023

9 Qershor, 2023 - 1:24 pm



Sot fillon edicioni i 18-të i garave ndërkombëtare të muzicientëve të rinj ArsKosova 2023 i organizuar nga Fondacioni muzikor ArsKosov, përcjell KultPlus.

Dita e parë e këtij konkursi organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova starton me instrumentet frymore dhe kitarë në hapësirat e Shkollës së muzikës artit dhe baletit ArsKosova me oraret 10.00–17.00 dhe Solfezh (10.00-12.00).

Në datën 10 qershor vazhdojnë konkurrimin Pianistët e rinj në sallën e Amfiteatrit të ri qendror të Bibliotekës Universitare të UP (10.00–15.00 ) si dhe më pas prej 16.00 në sallën e Fakultetit të Arteve dhe Harkoret (violinë, violë, violonçel, kontrabas )10.00 -15.00 në sallën koncertale të Fakultetit të Arteve (DAM).
Koncerti i laureatëve për Çmimin GRAND PRIX ARSKOSOVA 2023 & Çmimin “AKIL KOCI PRIZE” dhe çmimet tjera: e diel, data 11 qershor 2023, ora 12.00 (salla e Amfiteatrit te Bibliotekës Universitare ).

Koncerti i Finalistëve të vlerësuar me 100 pikë maksimale nga juria 30 anëtarëshe profesorët prestigjioz të UP, Universitetit të arteve në Tiranë, dhe prof. nga Maqedonia e Veriut, Qipro, Finlanda, Italia.

Kompozitori i mirënjohur kosovar që jeton dhe vepron në Londër Prof. Akil Mark Koci nga edicioni i tretë i këtij konkursi (viti 2005) e deri sot ndan stipendione dhe Çmimin e tij prestigjioz ku edhe këtë vit do të shpërblehen nga ky fond 3 Çmime të instrumentistëve ,solo këngëtarë dhe kompozitorë më të talentuar nga Kosova.

Vlen të përmenden fituesit e Çmimit të kompozitorit Akil Koci, Çmimi i Fondacionit ArsKosova “GRAND PRIX” dhe finalistët nga viti 2003: Besa Llugiqi -soprano(Kosovë), Genc Qivlaku -kitarë (Kroaci), Art Marika-piano (Shqipëri), Xhafer Xhaferi -violinë (Maqedoni e Veriut ), Rame Lahaj -tenor, (Kosovë), Era Çaushi -piano (Shqipëri), Marigona Qerkezi-flaut/soprano, Franc Koruni, kitarë (Shqipëri), Dimitar Mihajlovski-violinë (Maqedoni e Veriut) Andi Duraku, piano (Kosovë), Dejon Bendaj , violinë (Shqipëri), Redio Stole, violinë (Shqipëri), Megi Rexhepi, klarinet (Kosovë) Arsim Gashi , violinë (Kosovë), Senol Aydin, piano (Turkey), Era Kume, piano (Shqiperi) Berk Basaran, piano (Turqi), Pei Wen Liao, violinë (Taiwan/USA), Janela Nini, violinë (Shqipëri), Festim Haxhikadriu, violinë (Kosovë) Fatjona Maliqi, piano (Kosovë), Klaudio Zoto , violonçel (Shqipëri), Rron Bakalli, violinë (Kosovë), Leonardo Dimoski, violinë (Maqedoni e Veriut) Freja Jaçe, violonçel (Shqipëri) Lumturije Shabani, soprano (Kosovë) Lind Pasha, violinë (Kosovë), Sibora Resyli, violinë (Kosovë), Yll Daklani, Ryoji Nagata, violin (Germany), Fatbardh Dubovci, trombin (Kosovë), Jon Rrecaj, klarinet (Kosovë), Klaudia Gjini, piano (Shqipëri), Josipa Vasilievska, flaut (Maqedoni e Veriut), Yll Daklani komponim (Kosovë) Lisa Sahatçiu, piano (Kosovë) Nika Ulbl, violinë, Slloveni dhe Vesa Dume, violinë (Shqipëri).

Në këtë edicion u regjistruan dhe aplikuan zyrtarisht rreth 150 talentë të rinj mosha 5–26 vjeç nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Evropa. / KultPlus.com

Të ngjajshme