12 Prill, 2021 - 12:32 pm
Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest” ndërsa sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam.
Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit. Në këtë skenë do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.
Për shkak të pandemisë bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.
Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59-të të Këngës. / KultPlus.com