8 Nëntor, 2021 - 5:45 pm
Mezzosopranoja shqiptare Flaka Goranci sapo ka sjellur një projekt shumë të veçantë në mbrëmjen e sotme, e cila për adhuruesit e saj shfaqi videoprojektin “O Vendi im”, shkruan KultPlus.
“Nje projekt dedikuar vendit tim. “O Vendi im” Nje kenge ikone, te cilen e kam kenduar dhe luajtur ne piano qysh si femije. Sot, nga Vjena i kendoj Vendit tim, atdheut dhe memedheut tim.
Nje falenderim shume te madh per Komunen e Gjakoves per mbeshtetjen qe i dha ketij projekti @komunaegjakoves @ardiangjini
Teksti & Muzika: Rashid Krasniqi
Orkestrimi: Kushtrim Gashi
Flaka Goranci – Mezzo-soprano
Adela Frasineanu – Violine
Edison Pashko – Cello @edisonp.29
Mennan Berveniku – Piano @mennanche
Regjia: Artan Korenica @artankorenica
Produkcioni: Onima @onima.co
Mode Designers:
Flutura Dedinja @fluturadedinja
Blerina Kllokoqi Rugova BKR @blerinakllokoqirugova
4Gstyle @4gstyle
Make-up & Hairstyle: Nora Kusari Kastrati @norakusari_“, ka shkruar Goranci në rrjetet sociale.
Goranci më herët pati njoftuar për KultPlus për emocionet që i ka sjell ky projekt, i cili edhe ka ngërthyer shumë profesionistë për realizimin e këtij videoprojekti, që ka për dedikim 28 Nëntorin.
“Me tekst dhe muzikë të Rashid Krasniqit, e kënduar nga figura emblematike e Kosoves si Muharrem Qena, kënga “Mallëngjimi” apo siç e njohim të gjithë si “O vendi im” vjen e orkestruar nga kompozitori dhe dirigjenti jonë me qëndrim në Gjermani, Kushtrim Gashi, e interpretuar nga instrumentistë nga Filharmonia e Vjenes si Adela Frasineanu në violinë, Edison Pashko në Cello dhe pianisti i mrekullueshëm me qëndrim dhe veprim në Vjenë, Mennan Berveniku. Videoklipi me pamjet nga qyteti i Gjakovës i cili për qellim ka pikërisht afirmimin e vendit tonë nëpërmjet pamjeve të realizuara, vjen me regji nga Artan Korenica dhe i punuar nga produksioni Onima”, ka thënë Goranci për KultPlus.
Kënga “Mallëngjimi” është pjesë e “Albanian Floëers” CD e cila u realizua nga “Gramola” kompani në Vjenë, duke korrur suksese të mëdha internacionale. Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Gjakovës./ KultPlus.com