Folk grupi amerikan “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” sonte performon në Gjakovë

8 Prill, 2019 - 6:50 pm

Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit, shkruan KultPlus.

Sonte është nata e fundit e këtij grupi në Kosovë në kuadër të këtij turneu. Dy ditë më parë ata kënduan në Hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë ndërsa sot ata do të interpretojnë në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë duke filluar nga ora 19:00.

Sonte, ky grup do të performojë së bashku me grupin“ Gipsy  Groove” dhe studentët e  Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. / KultPlus.com

Të ngjajshme