Forbes: Kanye West, reperi i dytë që bëhet miliarder

25 Prill, 2020 - 2:58 pm

Pas rishikimit të financave të tij sipas kërkesës, Forbes thotë se Kanye West tani zyrtarisht është miliarder.

Një raport i ri nga revista amerikane vlerësoi se ylli i hip-hopit ka pasur prej 1.3 miliardë dollarësh, transmeton KultPlus.

E sipas Forbes kjo pasuri kryesisht vjen falë linjës së atleteve “Yeezy”, që kap vlerën e 1.26 miliardë dollarëve.

E me këtë rast Kanye West bëhet vetëm reperi i dytë që bëhet miliarder, pas Jay-Z.

Përkundër që është njëri nga reperët me më së shumti shitje në 20 vitet e fundit, fitimet nga muzika janë vogla krahasuar me ato nga atletet.

Labeli i tij “Good Music”, dhe të drejtat diskografike kapin vlerën e 90 milionë eurove, sipas Forbes.

Kurse pjesa tjetër e pasurisë së tij janë: 81 milionë dollarë në prona dhe 21 milionë në tokë. Kurse ekipi i reperit ka listuar 17 milionë euro kesh, dhe 35 milionë në aksione.

E përkundër këtyre vlerësimeve Kanye West ka thënë se është nënvlerësuar pasuria e tij, duke e vlerësuar në 3.3 miliardë dollarë. / KultPlus.com

Të ngjajshme