19 Mars, 2019 - 12:30 pm
Një foto në të cilën është shfaqur Gonxhe Bojaxhiu – nëna Terezë është publikuar dhe po konsiderohet historike për Sllatinën e Poshtme të Komunës së Vitisë.
Sipas Ismet Rashitit, më datë 12 gusht 1927 e shenjta Nënë Tereza, rrugës nga Ferizaj për në Letnicë, ka qëndruar për disa moment në fshatin Sllatinë e Poshtme të Vitisë. Këtë e dëshmon fotoja e ruajtur dhe e përcjell gjeneratë pas gjenerate.
Në këtë foto, nëna Terezë ishte 17- vjeçare, ajo është me bluzë të bardhë me dorë në bel./Kryelajmi / KultPlus.com