4 Janar, 2020 - 11:07 am
Dyqanet e departamenteve Fortnum & Mason po përmbushin prej 28 vitesh një nga dëshirat e fundit të Fredi Merkurit.
Ylli i Muzikës, i cili ndërroi jetë në 1991, në fakt kishte rregulluar që një pjesë e trashëgimisë së tij të shkonte për blerjen e dhuratave për miqtë dhe familjen e tij çdo vit.
Të afërmit e vokalistit të ‘Queen’ vazhdojnë të marrin dhurata për Krishtlindje. Këngëtari i donte aq shumë të dashurit e tij, saqë dëshironte t’u linte atyre nga një dhuratë çdo vit.
Kështu që nga pragu i Krishtlindjes së 1992, nga depot e Fortnum & Mason në Piccadilly 181, shpërndahen shporta diskrete të Krishtlindjeve tek të njohurit e vjetër, nipërit dhe të afërmit e Mërkurit.
Një punonjës i depos e zbuloi këtë sekret për Daily Mail. Një dëshmi vjen edhe nga shoku i tij Elton John i cili, në biografinë e tij, tha se ai mori një dhuratë të papritur të Krishtlindjes një muaj pas vdekjes së mikut të tij.
Dhurata ishte një pikturë e çmuar e fund shekullit XIX nga piktori anglez Henry Scott Tuke. Pakoja u shoqërua me një shënim ku shkruhej: “I dashur Sharon, mendova se mund të të pëlqeje. Gëzuar Krishtlindjet! Me dashuri, Melina.” Sharon dhe Melina ishin emrat me të cilët thërrisnin njëri tjetrin dy miqtë./cna/ KultPlus.com