31 Korrik, 2024 - 7:33 pm
Koncerti “Frymë Vere” erdhi si një fllad artistik në Pogradec. Instrumentistët e Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhuruan emocione, teksa luajtën pjesë nga “Delina” e Zadesë, “Carmen” e Bizet-it dhe përpunime të tjera të operave.
“Koncerti sonte është pak më ndryshe, gjithmonë kemi ardhur me grup më mëdha, kësaj radhe një kuintet fryme, për të sjellë muzikë pak ndryshe, përpunime të baleteve dhe operave.
Ne kemi filluar turin veror në maj dhe mbyllet në tetor por në gusht do të jetë ansambli popullor që do performojë në qytetet bregdetare. Ne me Pogradecin mbyllim koncertet simfonike dhe tani vazhdon ansambli me koncertet me muzikë popullore”, tha Elton Katroshi, klarinetist i Parë ne TKOB.
Është hera e parë që vijmë këtu në odeon dhe duhet të ketë sa më shumë koncerte. Më tepër koncerte kemi bërë në Durrës, por në këtë rast falenderojmë dhe bashkinë e Pogradecit”, tha Enalda Gjoni, flautiste e parë TKOB.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka nisur prej muajit Maj turin veror duke udhëtuar ne disa qytete, ndërsa ne gusht do të jetë Ansambli Popullor që do të vazhdojë udhëtimin artistik me koncerte në qytetet ku gjenden më së shumti turistët.