1 Shtator, 2024 - 11:25 am
Parashqevi Simaku është këngëtare e muzikës shqipe. Ajo u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Me këngën filloi qysh në moshën e hershme të saj, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.
Përgjatë karrierës së saj muzikore mori pjesë në shumë koncerte dhe festivale muzikore, në të cilat edhe u shpërblye me çmimin e parë.
Sot në ditëlindjen e sajtë 58-të, KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Fustanin që ta solla mbrëmë’,të interpretuar nga Parashqevi Simaku:
Fustanin qe ta solla mbreme,
a s’e vesh moj per hatrin tim.
Fustanin qe ta solla mbreme,
a s’e vesh moj per hatrin tim
Aman a s’e vesh moj per hatrin tim,
se jam rriture jetim,
Aman a s’e vesh moj per hatrin tim,
se jam rriture jetim
Fustanin o me lule shume,
a s’e vesh moj per hatrin tim.
Fustanin o me lule shume,
a s’e vesh moj per hatrin tim.
Aman a s’e vesh moj per hatrin tim,
se jam rriture jetim
Aman se jetim jam rriture,
me kulac moj te siture./KultPlus.com