20 Nëntor, 2017 - 2:03 pm
Christina Aguilera nderoi mbrëmë Whitney Houston në American Awards Music ndërsa gjatë performancës së saj e gjithë vëmendja shkoi tek reagim i një nga ish-rivalet e saj muzikore Pink, përcjellë KultPlus.
Kamerat ishin fokusuar herë tek Christina derisa ajo këndonte këngen “I wil always love You” dhe tek shprehja e fytyrës së ngrysur të Pink e cila më pas u shfaq e buzëqeshur dhe duke duartrokitur.
Duke qenë se reagimet ishin të shumta lidhur me shprehjen e fytyrës saj, Pink menjëherë pas performancës postoi në Twitter në mënyrë që të mos ketë ndonjë konfuzion në lidhje me perceptimin e saj ndaj Agulieras.
“Christina ka shkëlqyer duke sjellë një këngë të një prej këngëtareve më të mira. Kjo është për Whitneyn, ndërsa unë jam në emocione për talentin e Christines”, ishin disa nga fjalët e Pink në Twitter./KultPlus.com