Gazetarja Fjora: Lufta për Eurovizion “fshatarësi e madhe”

23 Janar, 2020 - 4:31 pm

Gazetarja Fjodora Fjora, komenton luftën e fundit për Eurovizion si ”fshatarësi e madhe e ngelur pas mode”.

Edhe festivalin ”Sanremo” i cili përflitet çdo vit edhe në Shqipëri, sidomos këtë vit ku një nga prezantueset e saj do të jetë Alketa Veisiu e sheh si shumë të vjetruar. E ftuar në ”Ditë e Re” në televizionin ”Ora”, Fjora kishte këtë koment: ”Nuk më pëlqen fare Sanremo. Shumë i vjetruar.

Nuk e kuptoj këtë luftën në Eurovizion. Një fshatarësi e madhe e ngelur pas mode. Pse duhet të merremi me një Eurovizion. Është gjëja më koti që ndodh më koti që ndodh në Europë sa i takon artit e kulturës. Nuk e di çfarë përbën për muzikën ndërkombëtare.

Nuk dua as ta minimizoj e as të tregohem fodulle por asnjë nga yjet e muzikës botërore nuk ka pasur asnjë ngasje. Duhet të jemi realistë. Megjithë respektin Eurovizioni apo.. nuk ngre ndonjë peshë të madhe”. /KultPlus.com

Të ngjajshme