11 Dhjetor, 2019 - 6:42 pm
Një incizim fantastik është ai i viteve 70-të, asokohe ish Jugosllavi.
Gazmend Pallaska e këndon një këngë shqipe në këtë incizim, ku instrumentistë janë edhe Tomor Berisha, Riza Dolaku, Uka Brizani e të tjerë muzikantë të kësaj kohe.
Në këngë ka marrë pjesë edhe formacioni Kosovski Bozhuri.
Formacioni, por edhe këngëtari i njohur kosovar, kanë marrë pjesë disa herë në Opatija – festivalin e njohur muzikor në Opati. Kosovski Bozhuri ka bashkëpunuar edhe me Milica Milisavljevic.
Gazmend Pallaska në Opati ka marrë pjesë me këngën ‘O rreze e artë’, ‘Sytë e zi’, ‘Dielli i kuqrremtë’, e të tjera, shkruan KultPlus.com
Pallaska debutoi në vitin 1970 si këngëtar i shansoneve dhe shllagerëve. Katër herë mori pjesë në Jugovizion(Jugovizija) (garën parakualifikuese jugosllave për në Evrovizion). Ai ishte një nga këngëtarët e rrallë shqiptarë që njiheshin edhe jashtë trojeve shqipfolëse të Jugosllavisë. / KultPlus.com