Gazmend Pallaska, zëri i ëmbël i këngëve të paharruara

5 Gusht, 2019 - 4:23 pm

Nuk mund të kujtohet periudha e artë e muzikës shqipe pa e kujtuar Gazmend Pallaskën.

I lindur në Prishtinë, Pallaska është një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë. Ai mori pjesë katër herë në Festivalin e njohur Jugovizija dhe ishte ndër këngëtarët shqiptarë të cilët njiheshin edhe jashtë trojeve shqipfolëse të Jugosllavisë.

Plot këngë kanë mbetur nga bagazhi i gjerë muzikor i Pallaskës, një këngëtar të cilin edhe sot e dëgjojnë plot gjenerata.

Sot po e sjellim një video nga viti 1978, nga arkiva e Radio Televizionit të Prishtinës. Megjithatë, secila këngë e Pallaskës është mjeshtri në vete dhe një kujtim i bukur i një kohe tjetër / KultPlus.com

Të ngjajshme